Sulmuesi i Milanit, M’Baye Niang thuhet se ishte sot (e enjte) në qytetin e Liverpoolit për të kryer testet mjekësore me Evertonin, pasi është gati për të përfunduar transferimin në vlerën e 19 milionë eurove.
Sipas mediumit Liverpool Echo, anësori Niang dhe mesfushori i Ajaxit, Davy Klaassen ishin të dy sot në terrenin e trajnimit të Evertonit, Finch Farm.
Ata kanë qenë në bisedime të avancuara për transferimet në Everton dhe ishin atje për t’u nënshtruar testeve mjekësore të tyre.
Niang kaloi gjashtë muajt e fundit në huazim te Watford, por vendosi të mos bëjë transferimin e përhershëm pas largimit të trajnerit Walter Mazzarri.
Evertoni ka pasur përfaqësues në Itali gjatë ditëve të fundit, mbi të gjitha drejtorin e futbollit Steve Walsh, dhe pati takime me Milanin. /Telegrafi/