M’Baye Niang ka marr një aeroplan privat dhe sot gjendet në Londër, i gatshëm për ta përmbushur transferimin e tij nga Milanit te Watfordi.
Marrëveshja do të behet si huazim për 500 mijë euro me të drejt blere në fund të vitit.
Klubi nga Liga Premier do të jete i detyruar të paguajë 18 milionë euro nëse lojtari shënon 10 gola nga tani deri në fund të sezonit.
Ai tani gjendet në Londër për testet mjekësore.
Trajner i tij do të jetë Walter Mazzarri i cili e njeh lojtarin nga Serie A. /Telegrafi/