Telegrafi

“Ni milion rrugë”, Unikkatil lanson këngën e re

(Foto: Facebook/Unikkatil)

Viktor Palokaj, i njohur me emrin artistik Unikkatil, ka publikuar këngën e re në versionin audio.

Kënga titullohet “Ni milion rrugë”, ndërsa publikimi në YouTube është shoqëruar me një video-tekst.

Projekti ishte caktuar të publikohej më herët, mirëpo reperi vendosi ta shtynte lansimin për shkak të vdekjes së Gëzim Hajdinit, i njohur si B52.

Ai ishte njëri prej themeluesve të labelit ‘The Bloody Alboz’ (TBA), ndërsa Rebeli vendosi ta shtynte këngën për një datë tjetër.

Në ndërkohë në një postim të mëhershëm, Unikkatili ka bërë të ditur se më 28 prill do të jetë në Zvicër.

Bashkëpunimi me Milot dhe Don Phenom, “A pe sheh”, ishte ndër projektet e fundit të Viktorit që është lansuar në fund të muajit mars.

Ka pasur thashetheme edhe për një bashkëpunim ndërmjet Unikkatilit dhe Ledri Vulës, mirëpo akoma nuk ka ndonjë konfirmim. /Telegrafi/