Pas sulmeve terroriste në natën e Viti të Ri në një kafene të Stambollit, ku mbetën të vdekur 39 persona dhe shumë të tjerë u lënduan, zyrtarët nga sfera politike në Maqedoni përmes telegrameve kanë shprehur ngushëllime për popullin turk dhe familjarët e viktimave. Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, përmes një telegram ngushëllimi deri te kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe popullit turk, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Në gjendje shoku e kemi pranuar lajmin e tragjedisë në Ortakoj, Stamboll, ku vdiqën 39 persona. Pa marrë parasysh në atë se ku jetojmë, tragjedi të tilla ku humbën të rinj të pafajshëm, është se na kujton se patjetër të qëndrojmë së bashku dhe të fortë në emër të njerëzimit dhe të bëjmë gjithçka në të mirën e fëmijëve tanë’, theksoi Ivanov.
Ivanov, shtoi, lutjet dhe mendjet tona janë me familjet që humbën të dashurit e tyre. /Telegrafi/