Një baba që ngufati gruan dhe dy fëmijët e tyre me një rrip të fustanit, derisa ishte nën ndikim të alkoolit dhe më pas me thikë ua preu fytin, është goditur me elektroshok nga policia dhe më pas është prangosur.
Me të shfaqur në bankën e të akuzuarve, i është bërë e ditur se është dënuar me burgim të përjetshëm.
Saju Chelavalel sulmoi gruan e tij Anju Asok, infermiere në Britani si dhe fëmijët Jeeva Saju, 6-vjeç dhe Janvi Saju, 4 – duke i ngufatur me rrip të fustanit.
Në procesin gjyqësor gjithashtu është bërë e ditur se ai kishte tentuar të helmojë fëmijët, dhe kishte realizuar një audio-incizim derisa i kishte ngufatur fëmijët dhe gruan.
Fqinjët e brengosur kishin alarmuar policinë, kur Saju nuk u paraqit në vendin e punës në spitalin Kettering dhe policët u futën në shtëpinë e tij – duke u konfrontuar me Chelavalelin.
Kamerat e vendosura në uniformat e tyre shfaqin agresorin me thikë në dorë duke bërtitur “më vrisni”, e disa sekonda më pas është goditur me elektroshok.
Policët gjetën trupat e pajetë të Anju, Jeeva dhe Janvi në një dhomë të shtëpisë. E Chelavalel pranoi vrasjen dhe në atë moment është dënuar me burgim të përjetshëm. /Telegrafi/