Kuvendi i Prizrenit ka nënshkruar një kontratë për furnizimin me pelet për ngrohje për të gjithë shkollat e komunës.
Nga të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), thuhet se shuma e parashikuar që janë ndarë për këtë kontratë është 660 mijë euro.
Sipas dosjes së tenderit, vlera e kontratës së dhënë është 602 mijë e 950 euro.
Koha e publikimit të njoftimit për kontratë ka qenë 12 korrik 2021, data e hapjes së tenderi ishte 20 gusht, kurse nënshkrimi është bërë më 5 tetor.
Kohëzgjatja e kontratës kornizë është 36 muaj.
Në këtë tender kanë aplikuar katër kompani, ku është dhënë sipas çmimit më të ulët. /Telegrafi/