Telegrafi

Ngritje rekorde e kapaciteteve luftarake, Maqedonci: Me hapa të sigurtë po e konsolidojmë ushtrinë

Foto: Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar të shtunën se në tri vitet e fundit është shënuar ngritje rekorde e kapaciteteve luftarake të ushtrisë së Kosovës.

Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe është investuar mbi 290 milionë euro.

Ndërkaq sipas tij, gjatë qeverisjes së kaluar në ushtri është investuar më pak se 4 milionë euro.

Lexo po ashtu Edhe 600 pjesëtarë do t’i shtohen FSK-së në 2024: Maqedonci tregon se çfarë pajisje është duke blerë Kosova

“Nga më pak se 4 milionë euro sa ishte investuar në armatime gjatë qeverisjes së kaluar, në këtë periudhë 3 vjeçare është investuar mbi 290 milionë euro, me ç’rast dhe kemi shënuar një ngritje rekord të kapaciteteve luftarake të ushtrisë sonë”.

“Brenda tre viteve kemi investuar më tepër investime se e gjithë periudha që nga koha e transformimit të TMK-së në FSK. Do të vazhdojmë me hapa të sigurt të konsolidojmë ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës së fundmi ka marrë vendim për ndarjen e 40 milionë eurove për ushtrinë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria është e përkushtuar për anëtarësim në NATO. /Telegrafi/