FIFA ka publikuar listën e renditjes së re të përfaqësueseve të futbollit. Nuk ka ndryshime në dy pozitat e para, ku vazhdojnë të qëndrojnë Argjentina dhe Belgjika.
Gjermania ka shënuar ngritje për një pozitë dhe tash është e treta. Kështu, Kolumbia zbret në vendin e katërt, derisa Brazili ka rikuperuar pesë pozita dhe përmbyll pesë vendet e para.
Kili, Portugalia, Franca, Uruguai dhe Uellsi kompletojnë dhjetë vendet e para, raporton Telegrafi.
Kombëtarja shqiptare ka pësuar rënie për tri vende, edhe pse fitoi ndaj Maqedonisë dhe tash është në vend të 40-të në renditje.
Befasi e renditjes së 15 shtatorit është Përfaqësuesja e Kosovës, e cila pas debutimit me barazim ndaj Finlandës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, ka regjistruar një ngritje të madhe.
Kosova ka rikuperuar plot 22 vende dhe aktualisht renditet e 168-ta. Maqedonia fqinje është në vend të 146-të. /Telegrafi/