Për shkak të tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë, kabineti federal i Gjermanisë mori vendim që t’ia zgjas mandatin ushtrisë gjermane në kuadër të KFOR-it edhe për një vit tjetër.
Kjo u bë e ditur nga Ministria Federale e Mbrojtjes së Gjermanisë.
“Ushtarët e dislokuar aktualisht përfshijnë rreth 210 të një kompanie operative gjermane që do të vendosen në terren për një vit në të ashtuquajturën Komanda Rajonale Perëndimore. Kompania e re synon të zëvendësojë forcat austriake dhe të trajnohet për të kontrolluar trazirat”, thuhet në njoftim.
Gjithsej rreth 4,800 ushtarë nga 28 vende janë duke shërbyer në Kosovë, prej të cilëve rreth 290 janë aktualisht nga Gjermania.
Tani i mbetet në dorë Bundestagut të votojë për këtë vendim.
Për shkak të dhunës në veri majin e vitit të kaluar, por edhe sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator, KFOR-i rriti praninë ushtarak në Kosovë dhe tani ka rreth 4.800 ushtarë. /Telegrafi/