Telegrafi

Ngritja e temperaturave, policia apelon tek qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë rastet e tilla

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të mërkurën temperaturat do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.

Duke iu referuar temperaturave të larta, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes, pasi zjarret përhapen shumë shpejt dhe po ashtu shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm.

Policia kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarr vënieve.

“Policia e Kosovës përveç realizimit të detyrave të saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, menaxhimin  dhe kontrollin e trafikut rrugor dhe lehtësimin e qarkullimit të mërgimtareve nëpër rrugët e qyteteve tё Drejtorisë Rajonale tё Policisё nё Pejё, gjatë kësaj periudhe me aktivitete të shtuara në vendin tonë, vëmendje të veçante dhe resurse relevante ka ofruar për të asistuar edhe institucionet/agjensionet tjera shtetërore,  në parandalimin, hetimin dhe luftimin e zjarreve”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se po ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.

“Apelojmё tё tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, e nё veçanit Bjeshkёt e Nemuna qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm dhe tё pёrmbahen çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё pёrdorimit si ( shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj)”, thuhet në fund./Telegrafi/