Shkupjania T. I, 23 vjeçare, ka marrë padi penale për shkak të dyshimit se ka kryer ”mbytje të fëmijës gjatë lindjes”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në muajin e 7/8 të shtatzënisë, për të cilën nuk ka ndonjë shënim për kontrollime mjekësore, ajo është nisur për në ekskurzion absolventiade.
Më 29 mars, në vendkalimin kufitar ”Tabanoc”, asaj i janë paraqitur simptomat për lindje. është futur në një toalet, ka kryer lindjen. Më pastaj e ka marrë fëmijën dhe e ha hudhur në kantë bërllogu.
Më 30 mars, studentja është dërguar në klinikën gjinekologjike në Pragë të Çekisë, ku i është dhënë ndihmë mjekësore. Kjo studente është arrestuar nga policia më 18 prill, kur është kthyer në Maqedoni. Hetimet kanë treguar se fëmija i takon asaj dhe ka qenë në jetë kur ka lindur./Telegrafi/