Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër Xh. K., Komuna Suharekë, për veprat penale, “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 198 paragraf 1 të KPRK-së, “ Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 189 paragraf 1 pika 1.1., të KPRK-së, si dhe, “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 188 paragraf 1 pika 1.4 të KPRK-së.
“Rasti ka ndodhur më 22.08.2018, në Suharekë, ku i pandehuri Xh. K., në cilësinë e zyrtarit policor, keqpërdor detyrën dhe autorizimet publike, duke keqtrajtuar e fyer rëndë personalitetin e të tjerëve, këtu të dëmtuarve H.G., A.G., dhe Q. Xh nga Suhareka. Përderisa të dëmtuarit ishin duke hipur në makinën e tyre në parkingun e një restoranti, i pandehuri fillimisht iu kërkon dokumentet e identifikimit, dhe përderisa njëri prej tyre nuk e kishte me vete dokumentin, i njëjti nervozohet dhe e godet në kokë, ku pastaj të tre të dëmtuarit i hip në makinën e policisë, kështu ku edhe gjatë rrugës për në stacionin e policisë, i ofendon e i godet ata. Pas arritjes në Stacionin policor në Suharekë, i ndan në dhoma të veçanta, ku secilin prej tyre, duke i kapur për fyti, i shanë e ofendon, dhe i godet me grushte në kokë, bark dhe gjoks”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Tutje në njoftim thuhet se me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka përmbushur elementet e veprave penale të cekura më lartë.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prizren, Dega Malisheve, që i pandehuri Xh. K., të dënohet sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë. /Telegrafi/