Prokuroria e Shtetit njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Shwarz.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Laureta Ulaj duke shtuar se kjo është bërë për shkak të veprës penale “Mos raportim i pasurisë”.
“Referuar kërkesës së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, më 31.01.2023 ka ngritur aktakuzë ndaj D. G., për shkak të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të njëjtën e ka proceduar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë”, ka thënë Ulaj.
Kujtojmë Prokuroria kishte nisur hetimet ndaj kryedimplomatës, pasi kjo e fundit nuk e kishte deklaruar pasurinë për disa pozita. /Telegrafi/