Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.
Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore të cilat nga e mërkura do të përfshijnë edhe vendin tonë, duke ndikuar në rritjen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Të hënën dhe të martën masat e ajrit me presion të ulët do të mbesin aktive, duke krijuar një mot të vranët dhe me reshje shiu , të cilat të reshje të martën mund të jenë të izoluara nëpër disa territore të caktuara.
Nga e mërkura ka mundësi që në mëngjes të krijohet mjegulla e radiacionit si pasojë e ngritjes së temperaturave.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë Celsius, kurse, maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi maksimale deri 9m/s. /Telegrafi/