Telegrafi

Ngriten polemika mbi golin triumfues të Viniciusit – a duhej të anulohej goli i brazilianit?

Real Madridi arriti fitore të madhe mbrëmë në Paris në finalen e Ligës së Kampionëve pasi mposhti minimalisht 1-0 Liverpoolin.

Por, kjo fitore u përcoll me shumë polemika. Një video tregon se goli i Vinicius Junior është dashur të anulohej për shkak të pozitës jashtë-loje.

Në të vërtetë – duke e shikuar videon me vëmendje, pjesë e këtij aksioni ishte edhe Karim Benzema. Pra, para se topi të shkonte te braziliani, e kishte prekur francezin– që automatikisht e zë në pozicion jashtë loje bashkëlojtarin e tij.

@floopy_football

was there contact 😬 || #salah #ralmadrid #liverpool #ucl #mancity

♬ original sound – floopy.football

Mbrëmë u dëmtua edhe Real Madridi, ku një gol i rregullt iu anulua për pozitë jashtë-loje.

Por, edhe aty gaboi VAR-i, pasi që topi ishte devijuar nga dy mbrojtësit e ‘The Reds’ pra se topi të shkonte te sulmuesi, Karim Benzema. /Telegrafi/