Site icon Telegrafi

Ngriten 33 aktakuza kundër 46 personave për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur tridhjet e tre (33) aktakuza kundër dyzet e gjashtë (46) personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për media, me urdhër të prokurorit të shtetit kanë ndaluar tre persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme
penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë shtatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të tetë personave, si dhe brenda 24 orëve, ka sekuestruar një aparat i cili ka shërbyer për organizimin e skemave piramidale të kundërligjshme të bixhozit dhe një kombibus me pije jo alkoolike./Telegrafi/

Exit mobile version