Site icon Telegrafi

Ngrënia e ushqimit i kushtoi me karrierë, portieri trashaluq lë futbollin pasi po hetohet për bastvënie (Foto/Video)

Trajneri i Sutton United, Paul Doseell, e ka konfirmuar lajmin se portieri i tij tashëm i njohur si trashaluqi Wayne Shae, ka rënë dakord të jap dorëheqje nga klubi deri në hetimin e tij nga Shoqata e Futbollit angleze (FA).

Shaw, portieri rezervë i ekipit Sutton, bëri bujë të hënën në mbrëmje, kur ai u kap në BBC TV duke ngrënë një byrek gjatë ndeshjes që skuadra e tij e humbi 2-0 ndaj Arsenalit në FA Kupë.

Kur filloi të haj ushqim

Duke folur për Sky News, trajneri Doswell e ka konfirmuar se portieri është larguar, pasi FA ka vendosur që ta hetojë çështjen e basteve, pasi ky i fundit është lidhur me to.

I dashur shumë nga tifozët e Sutton

Portieri 46-vjeçar është duke e bërë xhiron në media dhe rrjete sociale, ku gjatë ndeshje ai u pa duke ngrënë.

Por disa bastore në Angli kishin dhënë kuotë për të prej (9).

Ai punoi para ndeshjes duke pastruar fushën dhe bankat

Fatlumët që e luajtën e fituan, ndërsa basti ishte se ai do të hajë byrekun gjatë lojës.

“Disa djem më thanë ‘A do të hash diçka gjatë ndeshjes sepse të kanë vënë në bastore?’, e unë ua ktheva: ‘S’e di. Tërë ditën s’kam ngrënë asgjë, ndoshta më vonë,” ka treguar Shaw për mediat britanike.

Pas pjesës së parë qoi një gotë me tifozë në kafene

“Me siguri dikush e ka luajtur këtë opsion. Por, ne lojtarët nuk guxojmë të bastojmë,” ka bërë të ditur portieri i Suttonit.

Kur luante në një skuadër me Alan Shearer

Saw gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me sulmuesin më të madh anglez Alan Shearer.

Ai nuk e kishte rastin të luante në këtë ndeshje, por mosha, gjestet dhe pesha e tij kanë bërë që ai të kthehet në një person të dashur për tifozët./Telegrafi/

Exit mobile version