Telegrafi

Ngordh një lopë në Abri të Poshtme, ra në kontakt me rrymën

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se si pasojë e kontaktit me një tel të rrymës që kishte rënë në tokë ka ngordhur një lopë.

Rasti ka ndodhur të enjten në Abri të Poshtme, në ora 13:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se, si pasojë e kontaktit me një tel të rrymës që kishte rënë në tokë i kishte ngordhur një lopë. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe njësia e KEDS-it të cilët kanë marrë veprimet e nevojshme sipas kompetencës”, thuhet në raport.

Rasti nën hetime. /Telegrafi/