Telegrafi

Ngordh në kopshtin zoologjik të Bronx aligatori i cili u shpëtua nga liqeni Prospect Park në Brooklyn

Një aligator i cili u gjet pasi u la i braktisur në ujërat e ftoftë të Prospect Park-ut në New York City në muajin shkurt, ka ngordhur pas trajtimit që ishte duke e marrë në kopshtin zoologjik të Bronx.

Aligatori 1.52 metra i gjatë, i zuri titujt kryesor kur ajo u shpëtua në parkun e zonës së Brooklyn-it pasi që stafi e zbuloi atë në liqenin e Prospect Park.

Stafi i kopshtit zoologjik të premten tha se aligatori i quajtur “Godzilla”, kishte vuajtur nga një ulçerë e shkaktuar nga një tapë e banjos të cilën ajo e kishte përbirë dhe duhej të hiqej nga veterinarët, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Godzilla vuajti gjithashtu nga kequshqyerja, pasi peshonte vetëm afro 7 kilogram kur u gjet, shumë më pak se pesha e shëndetshme prej 13 deri 15 kilogram për një aligator të madhësisë së saj. Aligatori nuk ishte në gjendje të hante vetë dhe duhej të ushqehej përmes një tubi.

Në kohën e shpëtimit të Godzilla-s, kopshti zoologjik i Bronx-it tha se ajo ishte “ngrohur ngadalë në një temperaturë të përshtatshme ambienti dhe mori kujdes shtesë”, duke përfshirë ushqyerjen me tuba për t’i siguruar asaj lëndë ushqyese, si dhe lëngje, vitaminë B, antibiotikë dhe ilaçe antifungale.

Pavarësisht se u trajtua me antibiotikë dhe ilaqe antifungale, Godzilla përfundimisht iu nënshtrua infeksioneve të lëkurës dhe zorrëve, tha stafi i Bronx Zoo.

“Ky ishte një rast tragjik i abuzimit me kafshët”, tha kopshti zoologjik në një deklaratë. “Aligatorët dhe kafshët e tjera të egra nuk bëjnë pjesë në tregtinë e kafshëve shtëpiake apo në shtëpitë e njerëzve”, shtuan ata.

“Ky aligator vuajti dhe ngordhi sepse pronari i tij vendosi ta hidhte në një liqen të ftohtë, në një gjendje jashtëzakonisht të dobësuar në vend që t’i siguronte kujdesin veterinar që mund ta kishte shpëtuar”, vazhdoi rëfimi i stafit të kopshtit zoologjik. /Telegrafi/