Telegrafi

N’Golo Kante lidhet me një transferim sensacional tek gjiganti spanjoll

Barcelona është e vendosur që të nënshkruaj me një mesfushor të ri defanziv, por për shkak të përpjekjeve të tyre për të nënshkruar me dyshen Nico Williams dhe Dani Olmo, një operacion me kosto të ulët mund të konsiderohet.

Një transferim në formë huazimi do të ishte skenari ideal për blaugranasit duke marrë parasysh situatën financiare, dhe pikërisht këtë po synon ta bëjë drejtori sportiv Deco.

Siç raporton gazeta katalanase SPORT, një prej opsioneve që po konsiderohet është N’Golo Kante. Barcelona ishte lidhur fort me një transferim të yllit francez sa ishte pjesë e Chelseat, por ai në fund vendosi të transferohej tek Al Ittihadi.

Raportimi shton se Barcelona dëshiron ta nënshkruajë Kanten në formë huazimi, sidoqoftë, Al Ittihadi nuk e ka në plan që të ndajë rrugët me 33-vjeçarin këtë verë.

Lexo po ashtu Joao Felix po bëhet me ekip të ri, rikthimi tek Barcelona pothuajse i pamundur

Për këtë arsye, klubi arab ka refuzuar disa oferta në drejtim të tyre për Kanten, ku më e fundit ishte nga Ëest Hami që ofroi 15 milionë euro për të.

Transferimi i Kantes do t’i ndihmonte shumë Barcelonës, sidomos duke ditur nivelin që ai ka shfaqur në Euro 2024 ani pse aktivizohet në Arabinë Saudite.

Forma e mirë që Kante kishe pasur në Kampionatin Evropian e kishte detyruar përzgjedhësin Didier Deschamps që ta ul në bankën rezervë yllin e Real Madridit, Eduardo Camavinga, dhe kjo tregon shumë për nivelin e lartë që ka francezi./Telegrafi/