Site icon Telegrafi

Ngjyrën e këtij viti e propozon Mbretëresha Elisabeth, si ta kombinoni në pranverë

Pantone e ka shpallur prej disa muajsh ngjyrën e vitit 2019 dhe, sidomos këtë pranverë, do të dominojë më shumë se çdo stinë

Ajo që njihet si Living Coral është ngjyra që do t’ju falë shkëlqim.

Si çdo vit, edhe këtë herë, Pantone ka respektuar traditën. Ngjyra korale (Living Coral) është e ëmbël dhe shumë miqësore, “inkurajon shkëlqimin dhe dëshirën e zjarrtë”, por edhe “mishëron dëshirën për pasionet e fshehura.”

Me fjalë të tjera, nuk është një ngjyrë super serioze, por, në të vërtetë, është një ngjyrë mjaft e largët nga ajo Ultraviolet, që dominoi vitin e kaluar.

Supermodelet Bella Hadid dhe Kendall Jenner mund të kenë qenë ndër të parat që dhanë sinjalin për ngjyrën e këtij viti, sepse të dyja u veshën me korale, në Paris, në shtatorin e vitit të kaluar.

Megjithëse koralja është, në fakt, një ngjyrë klasike që mund të gjendet rëndom nëpër dyqane, ne presim me padurim ta shohim dominuese gjatë këtij viti.

Nëse nuk ju mjafton akoma një zgjedhje e tillë, hidhini sytë nga Mbretëresha Elisabeth. Edhe ajo është e veshur këmbë e kokë me korale.

Exit mobile version