Site icon Telegrafi

Ngjyrat më të popullarizuara të shtëpisë: Çfarë është trend në dhomën e fëmijëve, çfarë në dhomën e gjumit dhe në kuzhinë?

Publikimet në Instagram tregojnë që ngjyra rozë është njëra ndër ngjyrat hit në rregullimin e enterierit

Një hulumtim i ri i kompanisë Rated People, ka zbuluar që ngjyra rozë është më e shpeshtë ndër publikimet mbi rregullimin e dhomave të gjumit, banjave, dhomave të lojërave, kopshteve dhe shkallëve.

Njëherësh, e kaltra është shpallur ndër më të popullarizuarat për dhomat e ngrënies dhe korridoret, shkruan House Beautiful, përcjell Telegrafi.

Dihet mirë se disa nga ambientet e brendshme më tërheqëse të shtëpive mund të gjenden në Instagram, kështu që është magjepsëse të shikosh trendët më të mëdhenj të ngjyrave dhe të zbulosh se sa ndikojnë ato ose jo në skemat e ngjyrave që njerëzit zgjedhin, thotë Adrienne Minster,drejtoreshë ekzekutive e kompanisë Rated People.

– Ishte interesante të shihet se në realitet shumica e njerëzve zgjedhin ngjyra më të sigurta, neutrale, megjithëse ato më të guximshmet janë më të popullarizuara në Instagram dhe ofrojnë shumë frymëzim të dizajnit – shton ajo.

Këtu janë ngjyrat më të njohura për çdo dhomë në shtëpi:

Banja: Rozë

Dhoma e gjumit: Rozë

Dhoma e ngrënies: Kaltër

Korridori: Kaltër

Kuzhina: Gjelbër

Dhoma e fëmijëve: Rozë

Dhoma e ditës: Gjelbër

Këndi i lojërave: Rozë

Shkallët: Rozë

/Telegrafi/

Exit mobile version