Telegrafi

Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!

Të thjeshta, por elegante

Lyerja e thonjve është një prej metodave më të thjeshta për të shprehur veten.

Aplikohet lehtë dhe hiqet po aq lehtë. Por a e keni menduar ndonjëherë, pse e zgjodhët ngjyrën dhe pse?

Nëse mosha do të përcaktohej nga ajo se si duken duart tona, atëherë ne do të ishim shumë më të vjetër se ç’jemi në të vërtetë. Kjo për shkak se duart janë pjesa e trupit e cila e para i shfaqë shenjat e plakjes.

Megjithatë, disa ngjyra të caktuara të thonjve mund të ndihmojnë t’jua bëjnë duart të duken më të reja.

Gjithahstu, këshillohet të përshtatni bukur veshjen tuaj me manikyrin kështu ndjeheni më në trend dhe më të bukura, transmeton Telegrafi.

Ngjyra e portokalltë

Një nga ngjyrat më universale të thonjve për të gjitha tonet e lëkurës është ngjyra e portokalltë. Kjo ngjyrë shërben edhe si ngjyrë antiplakje sepse u ofron thonjve një pamje të freskët dhe ndriçuese.

Roza e tejdukshme

Roza e tejdukshme është një ngjyrë tjetër që reflekton rini! Kjo ngjyrë ofron një pamje të freskët, dhe e fsheh vëmendjen e shenjave të plakjes.

Ngjyra ‘mint’

Përderisa duhet të qëndroni larg nga ngjyrat e kaltra të thonjve (ato tërheqin vëmendje te venat e kaltra dhe shenjat e ndryshme), ngjyra e gjelbër ‘mint’ është opsioni juaj i duhur, e në veçanti për ato të cilat i parapëlqejnë tonet më të thella të lëkurës.

Lexo po ashtu Zgjidh manikyrin e duhur: Ngjyra e thonjve mund të ndikojë në gjendjen tuaj të humorit!

/Telegrafi/