Kush nuk përton asnjëherë të kujdeset për flokët në mënyrë që ato të jenë në formën më të mirë? Natyrisht, Kate Middleton .
Pas një fundi të tmerrshëm të javës së kaluar duke marrë pjesë në varrimin e Princit Phillip, Kate u largua për të vizituar një repart të Kadetëve Ajrorë në Londrën Lindore dhe ishte e qartë se ajo, ndryshe nga ne të tjerët, kishte mbledhur vetën pas pandemisë, kështu duke u shfaqur në formën më të mirë.
Ajo debutoi me një ton më të ngrohtë se zakonisht jo mjaft gështenjë, por larg nga ngjyra e hapur që ajo e mbajti për një kohë – pa asnjë rrënjë dhe as fund të ndarë.
Nuk është e pazakontë për Kate që të dalë nga karantina dhe periudha të qeta me një dukje të re – vitin e kaluar ajo ka eksperimentuar më shumë se asnjëherë më parë.
Ajo i rregulloi flokët me volum të shtuar dhe e shoqëroi pamjen me një pallto, të përfunduar me butona bronzi.
Si ajo, ashtu edhe William zgjodhën ngjyrat e errëta, duke shfaqur kështu respekt për vdekjen e Princit William. /Telegrafi/