Damat e njohura të Hollivudit na kanë prezantuar variante të ndryshme të ngjyrosjes së flokëve të cilat përshtaten perfekt me tenin veror të nxirë nga dielli…
Këtë stinë kanë “dalë në pah” disa nuanca të nxehta për verë duke filluar nga ngjyra platini deri te e gështenjtë e errët, transmeton Telegrafi.
Aktorja Jennifer Lawrence këtë verë ka flokë ngjyrë platini, ndërkaq në hap e ndjekin edhe Taylor Swift dhe Rita Ora.
Coco Rocha u qëndron besnike flokëve ngjyrë të gështenjtë me shkëlqim të kuq që i përshtaten për mrekulli.
Ngjyrë të ngjashme ka zgjedhur edhe Bella Hadid, por që ajo këtë verë ka vendosur për nuancën e vërtetë ngjyrë çokollate…
Tone më të ngrohta ngjyrë të gështenjtë ka zgjedhur këngëtarja e popullarizuar Jennifer Lopez, e cila flokët e veta i ka freskuar me disa tufa të shndritshme.
Nga rrënja deri te fundi i flokëve rruga është e gjatë, ndërkaq posaçërisht në trend janë majat e shndritshme çfarë i ka Sophia Bush.
Si duket këtë verë çdo gjë është e lejuar. /Telegrafi/