Hailey Bieber vazhdon të jetë një burim magjepsjeje për ne, dhe ka disa arsye për këtë.
Fiksimi i saj për kujdesin e mirë ndaj lëkurës, martesa e saj shumë e bukur me Justin Bieber – ata janë personifikimi i qëllimeve të çiftit dhe eksperimentimet fantastike me flokët që na inspirojnë edhe ne për ndryshime.
Kohët e fundit Hailey ndryshoi hijen e saj bionde për një nuancë bronde – duke vendosur një ngjyrë të errët të flokëve, por me theksime bionde të butë, e cila u pëlqye jashtëzakonisht shumë.
Dhe tani ajo është përsëri gati për eksperimentim, duke thirrur skuadrën e saj magjepsëse për një azhurnim të hollë, por ende mahnitës të flokëve që na bëri të gjithëve të flasim për të.
Stilistja e Hailey, Danielle Priano postoi foton, e cila tregon Hailey duke pozuar me një të bluzë të shkurtër të bardhë, dhe minifund me xixa.
Flokët e saj dukej se kishin një ton karamel pak më të errët, me valë të shkëlqyera dhe të lëshuara, të cilat e vinin në pah fytyrën e bukur të Hailey. /Telegrafi/