Telegrafi

Ngjitja në kranin 200 metra të lartë, pa asnjë pajisje mbrojtëse (Video)

Alex Nemeroy ka qëndruar jashta një krani 200 metra të lartë, që ndodhet në Zaporozhye të Ukrainës.

Adoleshenti 18-vjeçar dhe bashkëmoshatari i njohur vetëm si Dima, kanë shkuar me barkë pranë strukturës që ndodhet në bregun e një lumi dhe më pas u ngjitën pa asnjë pajisje mbrojtëse, transmeton Telegrafi.

Të rinjtë që njihen për ngjitje në banesa të larta, janë popullarizuar shumë në internet shkaku i këtyre rreziqeve.

Megjithatë, ata janë gjithnjë në kërkim nga forcat e rendit, pasi këto veprime janë të ndaluara. /Telegrafi/