Një djalosh 15 vjeçar mbrëmë në pjesën e Hekurudhave të Maqedonisë Shkup, në afërsi të Bllokut 1, ka marrë plagë nga goditja e energjisë elektrike, pasi është ngjitur në një vagon cisternë, ku është afruar pranë përçuesit elektrik i cili ka qenë me tension të lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
MPB informon se djaloshi është ngjitur në vagon cisternë sepse ka dashur shoqja e tij ta fotografojë.
Nga ana e të punësurave në Hekurudhat e Maqedonisë është thirrur nidhma urgjente mjekësore të cilët djalin e kanë transferuar në Qendrën e urgjencës në Shkup ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore (djegje të shkallës së dytë) dhe është mbajtur në trajtim të mëtejmë./Telegrafi/