Telegrafi

Ngjela: Nuk ka minoritet në Himarë, aty këndohet labçe

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se në Himarë nuk ka minoritet dhe banorët e saj janë shqiptarë.

Sipas Ngjelës, Himara është kryeqendra e Labërisë dhe himarjotët këndojnë labçe.

Lexo po ashtu Gjykata e Apelit lë në burg Belerin, reagojnë avokatët grekë: S’ka vendim që e ndalon të bëjë betimin

“Gjithë pikësynimi ka 20 vjet që është te Himara dhe Saliu u dha të drejtën e minoritetit. Ku ka minoritet në Labëri?! Himara është kryeqendra e Labërisë! Ik pyeti himarjotët si këndojnë? Labçe! Se është një lagje atje që ka qenë në marrëdhënie tregtare me Greqinë, tani ndoshta kanë mësuar por deri në ‘90 që i kam njohur unë flisnin shatra-patra, gjysmë shqip, gjysmë greqisht”, tha Ngjela. /Telegrafi/