Një Andrea Pirlo i ri ka dalë në skenë. Ai është shfaqur fuqishëm në këtë Kampionat Evropian për U-19, duke tërhequr interesin e medias italiane dhe të huaj.
Ai quhet Sandro Tonali është 18 vjeç, dhe ka lindur në provincën Lodi. Luan në Serie B me Brescian.
Pikat e forta të tij janë e saktësia, ecja me topin, qetësia dhe krijimtaria e tij.
Here is the picture of Italy's midfielder Tonali. A carbon copy of Pirlo. #ITAPOR pic.twitter.com/0Z8QTNLUiF
— Siddharth Yadav (@SidRossoneri) July 29, 2018
Gjatë Evropian U-19, në të cilën Italia ka shkuar deri në finale ku luajti me Portugalinë, Tonali ka impresionuar me cilësinë e lojës së tij, por edhe për ngjashmëri e madhe me Andrea Pirlon.
If I didn't know any better, I'd swear Tonali was a young Pirlo. pic.twitter.com/wMecc2nc6m
— Gregory Caltabanis (@GCaltabanis) July 29, 2018
Tonali ka zhvilluar 19 ndeshje për Brescia këtë vit, që është klubi që e ka zbuluar Pirlon e vërtetë.
Disa përdorues të Twitterit janë magjepsur me mënyrën e lojës së tij, por edhe janë befasuar me ngjashmërinë e tij me Pirlon, sikurse në lojë, po ashtu edhe në pozicion dhe pamje.
https://twitter.com/aayman93/status/1023627410686832641
Tonali bëri debutimin e tij në Serie B me fanellën e Brescias më 26 gusht 2017 në ndeshje kundër Avellinos.
Në ekipin kombëtar U-19 ai ka debutuar më 21 shkurt, në ndeshje me Francën.
Klube si Roma, Juventusi dhe Interi kanë filluar ta mbikëqyrin atë dhe me siguri do të jetë garë shumë e madhe për nënshkrimin e tij. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=86&v=nFnc6fTtL0g