Telegrafi

Ngjashmëria me Kim Kardashianin e bëri milionere modelen Erin Budina

Mandatory Credit: Photo by Can Nguyen/REX/Shutterstock (8854822b)nErin BudinanThe Miss Pap x Olivia Buckland swimwear collection launch party, London, UK - 01 Jun 2017

Vite më parë nuk e njihte askush, por sot, modelja e njohur Erin Budina është një emër mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

E krejt kjo ka ndodhur për shkak të ngjashmërisë që ka me yllin televiziv, Kim Kardashian.

Erin ka qenë një vajzë e varfër në fëmijëri, madje ajo kujton se dikur flinte në veturën e saj, kjo për shkak se i kishin ngelur vetëm 100 funte në llogari.

Tani ajo arrin të fitojë 200 deri në 850 të tilla vetëm përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Bukuria e saj dhe ngjashmëria me Kim Kardashian ka bërë që të bie në syrin e shumë kompanive reklamuese, me të cilat ajo ka nënshkruar kontratë, dhe u reklamon produktet përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/