Site icon Telegrafi

Ngjarjet e 27 prillit: Mukoski është koordinuar me Trajko Veljanoskin

Sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Në seancën e sotme janë lexuar mesazhet nga celulari i deputetit Krsto Mukoski, i cili sipas porosive që ka dërguar është koordinuar me Trajko Veljanoskin ditën e 27 prillit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Anëtarët e OBRM-PDUKM-së përfshirë edhe disa deputetë në rrjetin “Viber” kanë pasur një grup, në të cilin kanë komunikuar për ngjarjet e atëhershme.

Në orën 18:49 në grup është shkruar “hyri populli. U futëm, shkojmë deputetë”. Ndërsa në orën 18:53 personi “Kolegu Çair” shkruan “Hapni dyert e pasme”.

Një minutë më vonë i njëjti person në grup shkruan “Sheqerkën ma leni mua, hapni dyert djema”.

Exit mobile version