Rreth 18 mijë australianë janë evakuuar për shkak të përmbytjeve në New South Wales derisa reshjet e mëdha vazhdojnë të godasin bregun lindor.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, përmbytjet kanë bërë që lumenjtë dhe digat të derdhen rreth Sidneit – kryeqyteti i shtetit – si dhe në jug-lindje të Queensland.
Zyrtarët thonë se kjo “ngjarje një herë në 50 vjet” mund të vazhdojë gjatë gjithë javës dhe kanë nxitur qytetarët që të tregojnë kujdes.
Kryeministri australian, Scott Morisson ka ofruar fonde për ata persona të cilat janë detyruar të largohen.
Në anën tjetër, kryeministrja e New South Wales, Gladys Berejiklian tha se asnjë viktimë nuk ishte raportuar të hënën vonë – duke e përshkruar atë si një “mrekulli duke marrë parasysh këtë situatë në për të cilën ata kanë kaluar”. /Telegrafi/
Crews worked for 3 hours overnight to safely and slowly evacuate 5 adults and 4 kids after they found themselves isolated by moving floodwater. The silver lining was that everyone arrived to the evac centre in style – via our big red trucks. pic.twitter.com/6E5PptL7og
— Fire and Rescue NSW (@FRNSW) March 21, 2021