Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites, pasi një 55 vjeçar ka rënë nga lartësia e një ndërtesë në rrugën ‘Robert Doll’ në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në orën 17:45, ndërkaq personi në fjalë ka vdekur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës (mashkull).
Nuk dihen shkaqet e këtij incidenti, ndërkaq për rastin janë njoftuar institucionet kompetente.
Jo zyrtarisht mësohet se ai ka qenë duke i ndërruar rrobat e punës në momentin kur ka rënë.
Mjekësia ligjore është në vendin e ngjarjes ende bashkë me prokurorin e rastit.
Ndërkaq, mediat nuk janë lejuar t’i ofrohen objektit. /Telegrafi/