Telegrafi

Ngjarje e rëndë në Malishevë, një person gjendet i vdekur në objektin e biznesit familjar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Fshatin Mleqan Malishevë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Toger Sheremet Elezaj, ka thënë për Telegrafin se një person i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, ka deklaruar Elezaj.

“Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, shtoi tutje Elezaj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore./Telegrafi/