Site icon Telegrafi

Ngjarje e rëndë në Korçë, burri i vë flakën gruas – ishin në proces divorci

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në një familje në Korçë, ku një grua është paraqitur në spital me djegie të shumta në trup.

Policia ka dyshime se ka qenë bashkëshorti i saj ai që e ka lyer me lëndë djegëse dhe me pas i ka vënë flakën gruas.

Raportohet se çifti ishte në proces divorci ndërkohë që policia e Korçës është vënë në kërkim të autorit të dyshuar, pasi pas ngjarjes ai është larguar nga banesa.

Gjendja e gruas është e rëndë ndaj pritet të niset drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar./Vizion+

Exit mobile version