Telegrafi

Ngjarje e rëndë në Kaçanik, vdes 4-vjeçari pasi ra në bunar

Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës sotme në Kaçanik, ku një 4-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në bunar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se policia është njoftuar për tragjedinë rreth orës 11:15 në fshatin Bajnicë të Kaçanikut.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se sot rreth orës 11:15 në fshatin Bajnicë, në rrugën ‘Natyra’ të Kaçanikut, një fëmijë mashkull, i moshës 4 vjeç ka rënë në një pus (bunar) . Menjëherë Policia, Emergjenca , si dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por për pasojë trupi i tij është nxjerrur pa shenja jete, kjo e konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt ”, tha Veseli./Telegrafi/