Site icon Telegrafi

Ngjarja tronditëse në Pejë, Stresi: Vajzës që përdori dhunë si falet, por ka faj edhe fëmija që braktis nënën e vet

Foto: Instagram

Të shumtë kanë qenë personazhet e famshme publike që kanë dënuar sulmin e ushtruar nga disa infermiere ndaj një të moshuare në Pejë.

I tronditur nga kjo ngjarje ka ngelur edhe reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi.

Ai thekson se vajzat që e kanë bërë këtë të marrin dënimin e merituar në bazë të Ligjit të Republikës së Kosovës.

Foto: Screenshot/Instagram

Reperi shton se prindërit janë gjithçka dhe se nuk duhet të braktisen asnjëherë nga fëmijët.

Lexo po ashtu Rasti në Pejë, tenori Ramë Lahaj: I kërkoj falje në emrin e të gjithë neve si shoqëri për nivelin ku kemi rënë

“E dënojmë shpirtërisht atë gjest në Pejë dhe le të marrë dënimin maksimal në bazë të Ligjit të Republikës së Kosovës, edhe unë kam nënë dhe nuk ka gjë më të shtrenjtë se nëna por keni parasysh diçka”, tha ai.

Nëse e do prindin kurrë mos e braktis duroje siç të ka duruar ajo dhe një prind nuk e meriton të braktiset por ta duash e ta respektosh deri në fund të jetës, unë në këtë parim jam rritur besoj dhe shumica e shqiptarëve kështu që fajin më të madh e ka ajo vajza që përdori dhunë dhe si falet, por faj ka edhe fëmija që e braktis nënën e vet”, përfundon këngëtari. /Telegrafi/

Foto: Facebook
Exit mobile version