Telegrafi

Ngjarja tragjike me 20 Janar në Shkup, Telegrafi Maqedoni i kërkon falje familjes Ibrahimi për keqkuptimin në raportim

Në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur në Shkup më 20 janar 2023,  ku pas raportit të Policisë, Telegrafi Maqedoni ka raportuar për një vrasje të personit J.I.

Për këtë është keqkuptuar pa dashje raporti zyrtar i policisë duke informuar gabimisht për këtë ngjarje e cila mund të ketë ndikuar negativisht tek palët e përfshira në ngjarje.

Telegrafi si media kredibile e profesionale respekton Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në tri këto vende ku vepron.

Andaj edhe në rastin konkret nëse ka qenë ndonjë gabim në raportim për palët e përfshira, ne iu kërkojmë ndjesë familjes dhe lexuesve por e njëjti raportim nuk ka qenë i qëllimshëm dhe me prapavijë për të dëmtuar palën.

Si media profesionale kujdesemi për raportimin e të vërtetës dhe për privatësinë e qytetarëve, andaj nëse ka pasur ndonjë keqkuptim apo raportim jo i duhur në rastin konkret ne do ta korrektojmë dhe kërkojmë falje ndaj familjes Ibrahimi.