Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku vëllai ka vrarë vëllain dhe kunatën.
Ngjarja ka ndodhur në biznesin e çiftit, një agjenci turistike, rreth orës 16:40, në rrugën “Islam Alla”, afër ‘Myslym Shyrit’, një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet.
Është publikuar videoja ku shihet i dyshuari A.M duke u futur në biznesin e vëllait të tij D.M, të cilin e ekzekuton me armë zjarri bashkë me bashkëshorten e tij N.M.
Pasi kreu krimin që tronditi Tiranën, A.M largohet i qetë nga vendi i ngjarjes.
Autori i ngjarjes u arrestua pak orë pas krimit në zonën e “5 majit” , ndërsa pas arrestimit ka deklaruar se e ka hedhur armën.
Dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë janë bërë konfliktet familjare që dy vëllezërit kishin prej disa kohësh.