Site icon Telegrafi

Ngjarja e Parisit ia ka ndryshuar stilin e jetesës Kimit – ajo tash është gjatë gjithë kohës nën mbikëqyrje të truprojave (Foto)

Ka kaluar thuajse gjysmë viti prej incidentit në Paris, ku Kim Kardashian u mbajt me armë dhe iu vodhën stoli në vlera milionëshe. Megjithatë, bukuroshja nuk e ka harruar atë ngjarje dhe nuk dëshiron të rrezikojë asgjë, ashtu që ka angazhuar rreth vetes truproja që ndodhen në çdo moment me të.

Një burim i afërt i familjes ka thënë për revistën People, se i gjithë klani Kardashian/Jenner përcillen nga truprojat sa herë që dalin nga shtëpia.

Ekipi i truprojave tash është më i madh

“Çështjet e sigurisë dhe privatësisë kanë ndryshuar, jo vetëm për të, por për të gjithë familjen. Ata kanë truproja gjatë gjithë kohës kur dalin nga shtëpia”, ka thënë burimi.

Lexo po ashtu Vazhdon rrëfimi i Kim për ngjarjen e Parisit: Mendova se do më përdhunojnë

Menjëherë pas incidentit, Kim e shkarkoi nga puna truprojën Pascal Duvier, të cilin megjithatë nuk e fajësoi, duke qenë se ai i ruante motrat e saj atë mbrëmje.
“Tash ekipi i rojeve është shumë më i madh dhe është me ta 24/7. Vjedhja ua ndryshoi mënyrën e jetesës”, ka thënë më tej burimi duke shtuar se siguria e dy fëmijëve të Kim tash është shndërruar në prioritet.

Ironikisht, 36-vjeçarja e kishte ekspozuar pjesën më të madhe të stolive të saja në Instagram, disa ditë para se të ndodhte vjedhja në Paris, ndërsa tash është më e kujdesshme me publikimet që i bën në rrjetet sociale.

Ekspozimi i stolive në Instagram

“Tash privatësia është më e rëndësishme… Ajo po bën një shou real televiziv, mirëpo nuk ndihet e obliguar që të ndajë gjithçka me shikuesit”, ka përfunduar burimi. /Telegrafi/

Exit mobile version