Site icon Telegrafi

Ngjalli shumë dyshime – a i dha motra mesazh Dianës përmes një faculete?

Foto: YouTube

Diana Tahiri ka bërë mbrëmë (e hënë) një rrëfim emocionues mbi jetën e saj.

Ajo ka treguar shumë të pathëna nga e kaluara, përfshirë një aksident që i ndodhi në vitin 2015.

E veç kësaj, banorja u surprizua nga motra e saj, e cila erdhi enkas për të nga Norvegjia.

E njëjta ia kumtoi lajmin se babai i tyre ka përjetuar një sulm dhe se ndodhet në spital.

I kërkoi po ashtu që ta linte shtëpinë dhe të qëndronte me pjesën tjetër të familjes.

Lexo po ashtu Motra e befason Dianën në spektakël - i kërkon të dalë nga Big Brother për shkak të gjendjes shëndetësore të babait

Diana nuk mori një vendim dhe tha se duhet të flasë me të atin e pastaj të vendos.

 

Megjithatë, vizita e motrës ngjalli shumë dyshime e mes tjerash u tha se mori një mesazh përmes një faculete që mbante në duar.

Tahiri nuk e pranoi një gjë të tillë dhe u shpreh se nuk kishte ndonjë mesazh. /Telegrafi/

Exit mobile version