Telegrafi

Ngiste veturën me shpejtësi marramendëse, godet për vdekje turistët gjermanë në motoçikletë (Foto/Video, +18)

Një aksident i tmerrshëm trafiku është regjistruar nga kamera e instaluar brenda veturës që kishte përplasur motoçikletën, të cilën po e ngiste një çift gjerman.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur kur Sommai Tiamtad dhe e dashura e tij që ishin në veturë filluan të lëvizin me shpejtësi të madhe, dhe duke harruar që përreth kishte edhe vetura tjera e në disa zona edhe këmbësorë, ata përplasin për vdekje çiftin gjerman që ishin në një motoçikletë, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë së Bangkokut, 30-vjeçari po ngiste veturën me shpejtësi të madhe në rrugët e qytetit Phechaburi, duke mos respektuar fare shenjat paralajmëruese të komunikacionit.

Ende nuk dihet nëse i riu që po ngiste veturën e tipit Honda Jazz është burgosur apo rasti është duke u hetuar. Por një gjë është e sigurt, se të gjithë ata që e shikojnë këtë video, do ta kuptojnë pse nuk duhet ngarë vetura me shpejtësi të madhe. /Telegrafi/