Telegrafi

Ngiste motoçikletën 100 km në orë, përplaset keq për makinën e ndaluar (Video)

Motoçiklisti i paidentifikuar, që po ngiste me afro 100 kilometra në orë, në një autostradë të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, u përplas keq për një makinë të ndaluar.

E tëra ndodhi pasi ai nuk shikonte përpara dhe ishte tërësisht i shpërqendruar, duke shkaktuar aksident, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë teksa shkëputet prej motoçikletës dhe bie në anën tjetër të veturës.

Të pranishmit që ishin aty, i shkuan pranë për t’i dalë në ndihmë, por ai nuk kishte pësuar ndonjë lëndim serioz dhe u largua bashkë me motoçikletë. /Telegrafi/