Motoçiklisti i paidentifikuar, që po ngiste me afro 100 kilometra në orë, në një autostradë të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, u përplas keq për një makinë të ndaluar.
E tëra ndodhi pasi ai nuk shikonte përpara dhe ishte tërësisht i shpërqendruar, duke shkaktuar aksident, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë teksa shkëputet prej motoçikletës dhe bie në anën tjetër të veturës.
Të pranishmit që ishin aty, i shkuan pranë për t’i dalë në ndihmë, por ai nuk kishte pësuar ndonjë lëndim serioz dhe u largua bashkë me motoçikletë. /Telegrafi/
https://youtu.be/E-Bas_Hm644