Telegrafi

Nget veturën nën ndikim të alkoolit, godet dy të mitura në Leposaviq

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person, pasi i njëjti duke drejtuar veturën e tij në ndikim të alkoolit i ka goditur dy viktima femra kosovare, të mitura.

Rasti ka ndodhur të hënën në Leposaviq, në ora 12:20.

Viktimave u është ofruar tretman mjekësor të cilat më pas janë liruar për në shtëpi.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që i dyshuari të dërgohet në mbajtje deri në këndellje. /Telegrafi/