Telegrafi

Ngërçi për Brexit, zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar caktohen për 12 dhjetor

Mbretëria e Bashkuar është e vendosur të ketë zgjedhje të përgjithshme më 12 dhjetor.

Deputetët votuan me 438 me 20 për të pasur zgjedhje para Krishtlindjeve, në atë që pritet të jetë “gara” më e paparashikueshëm në një gjeneratë.

Nëse Dhoma e Lordëve e kalon projektligjin, parlamenti do të shpërndahet të mërkurën e ardhshme për një fushatë të shkurtër prej pesë javësh.

Pasi Johnson nuk arriti të “nxjerrë” Britaninë e Madhe nga BE më 31 tetor ashtu siç u premtua, linja kryesore e betejës do të tërhiqet në temën e Brexit.

Konservatorët do të bëjnë fushatë për ta bërë Brexit-in duke bërë thirrje për marrëveshjen e Johnson-it, ndërsa Laburistët po premtojnë një referendum të dytë për t’i lënë njerëzit të zgjidhin çështjen e BE-së.

Duke folur më herët në House of Commons, Boris Johnson tha se një parlament “i ri dhe i rigjallëruar” ishte i nevojshëm për të hequr Britaninë nga BE.

Ndërsa Jeremy Corbyn, udhëheqësi i Laburistëve ka thënë: “Unë jam gati për, ne jemi gati për këtë”. /Telegrafi/