Dani Ceballos është raportuar se do të jetë pjesë e ekipit të Real Madridit.
Por, sipas të përditshmes spanjolle, Marca negociatat paksa kanë ngecur shkaku i pagesës së klauzolës së lojtarit.
Në fakt, Betisi po kërkon që të marrë 16 milionë euro sa i takon prej transferit, transmeton Telegrafi.
Por, kampioni spanjoll ka ofruar tetë milionë euro tani dhe tetë të tjera më vonë.
Vlen të theksohet se nuk pritet të dështojë kalimi i mesfushorit te Reali pasi që nuk paraqet problem paratë për Florentino Perezin dhe se do të arrihet një marrëveshja. /Telegrafi/