Zjarrfikësit amerikanë janë detyruar të futen në akull për të shpëtuar dy persona që kishin ngecur brenda kamionit që kishte përfunduar në det, në shtetin Konektikat në Long Island kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Në pamjet e publikuara më poshtë që janë filmuar në afërsi të qytetit Stamford, shihen zjarrfikësit ku përmes shkallëve elektrike shpëtojnë dy personat që kishin ngecur brenda kamionit që “zhytej” në ujë, transmeton Telegrafi.
“Erërat e forta, bora dhe akulli lëviznin veturën dhe e mbushnin akoma me ujë”, ka thënë Matt Palmer, zëvendëskomandanat i zjarrfikësve në Stamford.
Bora që kishte arritur trashësinë prej mbi 60 centimetra që kishte rënë nga e hëna në verilindje të SHBA-ve, ia ka marrë jetën tre personave dhe ka paralizuar pothuajse tërë trafikun. /Telegrafi/