Telegrafi

Ngatërron pedalin e frenit me atë të gazit, pensionisti vazhdimisht përplaset me veturë në pompën e benzinës (Video)

Një pensionist ka humbur kontrollin mbi timonin dhe vazhdimisht ka goditur veturën në një pompë të benzinës.

Policia ka njoftuar se 77-vjeçari kishte ngatërruar pedalin e frenit me atë të gazit, dhe si rezultat i kësaj ngatërrese vazhdimisht kishte goditur pompën, në vend se të ecë prapa lëvizte përpara, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në qytetin gjerman Wendlingend, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar këtë moment bizar.

Në video mund të shihet se si një veturë e zezë e tipit Volvo përplaset me dyert e pompës së benzinës, dhe në vend se të shtyp pedalin e frenit ai vazhdimisht e ngatërronte me të gazit.

Për fat të mirë askush brenda pompës së benzinës nuk është lënduar, ndërsa shoferi i pafat ka pësuar lëndime të lehta trupore. /Telegrafi/